Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “21 janarët” e Edi Ramës: plagoset deputeti i opozitës

“21 janarët” e Edi Ramës: plagoset deputeti i opozitës

Edhe nga ana tjetër e llogores, të protesta, është opozita e djeshme e 21 janarit

Edhe kjo e dielë ka qenë e trazuar në Tiranë me protestat që rishpërthyen të shtunën e 28 nëntorit. Ngjarja më e rëndë e këtyre orëve është plagosja e deputetit të PD-së Kliti Hoti, qëlluar me plumb gome para Kryeministrisë.

Ai ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, ndërsa më pas është transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e ka cilësuar ngjarjen si shpallje lufte dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore.

“Kjo është shpallje lufte! Do të përgjigjeni! Goditja ndaj një deputeti, në krye të detyrës, me plumb në trup, është një krim që do të marrë përgjigje ligjore dhe personale”, shkroi Bardhi.

Megjithatë, përzierja e PD-së në këto protesta, në të cilat edhe Berisha barazohet me Ramën në urrejtje popullore, është ndër aspektet më të shëmtuara. Ajo druhet nga shfaktorizimi total politik, ndaj dhe del në rrugë së bashku me studentët e rininë, jo për të rrëzuar Ramën por për të mbijetuar politikisht, duke e ndihmuar edhe Ramën që të qëndrojë në pushtet.

Nga ana tjetër, dhuna shtetërore në “emër të ligjit” po prodhon tashmë “21 janarët” e Edi Ramës, ku dhe nga ana tjetër e llogores, të protestuesit, është po ashtu Edi Rama i 21 janarit. /tesheshi.com/  

Exit mobile version