Ballina Lajmet Kosovë 241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro

241 milionë euro kredi të reja, asetet e bankave 7.5 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin mars të këtij vitit.

Sipas të dhënave të BQK-së asetet e bankave komerciale kanë shënuar rritje për 110.19 milionë euro, ndërkohë që vlera e përgjithshme e tyre thuhet se arrin në 7.5 miliardë euro
Vlera e kredive bruto sipas BQK-së ishte 5.09 miliardë euro, që thuhet se paraqet rritje prej 132 milionë eurove.

Vlera kredive të reja sipas BQK-së ishte 241.2 milionë euro.

“Depozitat e klientëve rriten për rreth 36.83 milionë euro deri sa vlera e tyre arrin në 6.05 miliardë euro, rreth 26.89% e depozitave janë të afatizuara. Vlera e depozitave të reja ishte 69.7 milionë euro”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Raporti kredi-depozita thuhet se ishte në nivelin 84.70%, ndërsa kapitali i bankave komerciale ishte 868.56 milionë euro.

Sipas BQK-së norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24%. “Margjina e normës së interesit kredi – depozita për këtë muaj ishte 3.53%”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version