Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisjet nga Gjermania me armatim antitank “PANZERFAUST 3”.
Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për KOHËN se procedurat për blerjen e pajisjeve janë përfunduar dhe se armët pritet t’i dorëzohen FSK-së.
Lajmi vjen vetëm një javë pasi u njoftua se Kosova ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me kompaninë AM General për për blerje të sistemeve moderne të artilerisë mobile “HUMVEE Hawkeye 105mm Howitzer”.
