Ballina Lajmet Kosovë Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

Këtë të hënë Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme na Parlamentin Evropian ka votuar PËR raportin e Tanja Fajon – raportuese e posaçme për liberalizimin e vizave të Kosovës, por që është refuzuar që kjo çështje të kalojë në votim në parlament.

Në Ballë për Ballë të Klan Kosova e ftuar ka qenë profesoresha universitare Jehona Lushaku-Sadriu.

Këtë çka ndodhi sot në Strasburg për Lushakun është një gjysmë hap i bërë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Këtu ne kemi marrë një PO, gjithsesi me rezultat të ngushtë, por që përsëri jemi kushtëzuar me disa elemente të cilat nuk i kemi përmbushur.”

Sot është autorizuar deputetja e Parlamentit Evropian që të mbledh fakte, e më pas të dëshmojë përmbushjen e kritereve.”

“Dy kriteret janë të ndryshme, një është demarkacioni që duhet të kalojë edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, kurse kriteri i dytë është lufta e korrupsionit.”

“Institucionet kosovare duhet të dëshmojnë me kohë luftimin e këtyre dukurive.”

“Varet nga institucionet e Kosovës se ja shpejtë do të punojnë në mënyrë që të vazhdojë procesi.”

“Procedurat e vendimmarrjes në Be janë paksa të ndërlikuara.”

“Nga diskutimet që janë bërë në komisionin parlamentar,”LDK është pjesë e EPP, por që kundërshtonin.”

“Procedurat e vendimmarrjes në BE zgjatin kohë më të gjatë, po ashtu edhe në këshill ka afate kohore.

Sadriu më tej ka thënë se pranvera e vitit 2017 mund të jetë koha kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Exit mobile version