Ballina Sport Futboll 250 ndeshje në Premier League për Granit Xhakën, Sunderland me dedikim për...

250 ndeshje në Premier League për Granit Xhakën, Sunderland me dedikim për të

Granit Xhaka bëri paraqitjen e tij të 250 në Premier League të Anglisë të martën mbrëma. Ai u inkuadrua në minutën e 56-të në ndeshjen që Sunderlandi e fitoi në udhëtim ndaj Leedsit.

Sunderlandi me fitore i dha fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore në Premier League.

“Një numër rekord paraqitjesh në Premier League për Granit Xhakën”, shkruan në njoftimin e Sunderlandit.

Xhaka 33-vjeçar është kapiten i Sunderlandit.

Ekipit anglez iu bashkua në verën e vitit 2025 nga Bayer Leverkuseni.

Në 250 ndeshje ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 29 herë.

Në Angli ka luajtur gjatë edhe për Arsenalin.

Exit mobile version