Ballina Lajmet Kosovë 26 të vdekur dhe 1448 raste të reja brenda 24 orëve në...

26 të vdekur dhe 1448 raste të reja brenda 24 orëve në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 12558 testime, 1448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona.

Sot janë shëruar 1421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.498.

Në total numri i rasteve aktive të infektuar me coronavirus kap shifrat e 26.525 njerëzve.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version