Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 27 avionë luftarakë, Kina nis stërvitjen më të madhe ushtarake rreth Tajvanit

27 avionë luftarakë, Kina nis stërvitjen më të madhe ushtarake rreth Tajvanit

Kina dha të mërkurën një paralajmërim të qartë për Tajvanin duke dërguar 27 avionë luftarakë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit.

Ndërhyrja vjen teksa Kina po fillon stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë në detet përreth Tajvanit pas vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi, shkruan CNN.

Ministria kineze e Mbrojtjes publikoi një hartë të gjashtë zonave përreth ishullit ku planifikon të kryejë stërvitje ajrore dhe detare, si dhe ushtrime me zjarr të drejtpërdrejtë, si pjesë e asaj që një zëdhënës e përshkroi si një “bllokadë”.

Anijet dhe avionët janë paralajmëruar të qëndrojnë jashtë zonave gjatë stërvitjeve. Tajvani tha se Kina po përpiqej të ndryshonte status quo-në në rajon.

Zyrtarja e lartë amerikane Nancy Pelosi bëri një vizitë të shkurtër por të diskutueshme në Tajvan, të cilin Kina e konsideron si një provincë të shkëputur.

Stërvitjet janë përgjigja kryesore e Pekinit, megjithëse ka bllokuar gjithashtu disa tregti me ishullin. /euronews

Exit mobile version