Alarm për biodiversitetin, rritja e temperaturave po zhduk miliona organizma detare
Janë 3500 specie në rrezik zhdukjeje si pasojë e ndryshimeve klimatike që po verfikohen. Pasojat janë mjaft të rënda për mirëfunksionimin e ekosistemeve, dhe statistikat mund të jenë në shifra edhe më të larta, pasi speciet e vëzhguara, përbëjnë vetëm 5.5% të gjithë gjallesave.
Studimi i kryer nga Universiteti i Oregon dhe i publikaur në revistën BioScience ka ekzaminuar 71 mijë specie, përfshirë korale, shpendë, peshq, balena etj. Deri më sot, kërcënimet me të mëdha të humbjes se biodiversitetit ishte shfrytezimi i tepruar dhe ndryshimi i habitateve, ndërsa sot, i shtohet edhe faktori i ndryshimeve klimatike, me intesnifikimin e provokuar vitet e fundit, çka mund të sjellë pasoja të rënda.
Sipas autorëve të studimit, jovertebroret detare janë specie më të rrezikuara mbi të gjitha, si pasojë e kufizimit të tyre për tu spostuar me shpejtësi kur paraqiten rreziqe në kushtet e habitatit. Në këtë rast, me ngritjen e temperaturave të ujërave, reduktimi i molusqeve është në masën 90% në brigjet e Lindjes së Mesme.
Fenomene të tjera renditen ato në Oqeanin Paqësor në 2021 me valën e të nxehtit që e përfshiu, e që shkaktoi vdekjen e miliarda organizmave të vegjël, apo ajo e vitit 2016 që shkaktoi zhdukjen e 29% të koraleve në Barrierën e madhe Koralore në Australi.
Një valë tjetër e të nxehtit gjatë viteve të fundit, shkaktoi reduktim me 71% të peshkut Merluc në Paqësor, apo edhe vdekjen e rreth 7 mijë balenave ne 2012-2021.
