Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, bëri të ditur se janë arrestuar 39 persona në aksionin e sotëm.
“Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja u kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes të bartnin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të medha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, të cilat ne kemi vlerësuar që ato i kanë përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro. 166 transaksione të dyshimta. 25 prej tyre kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtë gjyqësore kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitet 2022-2023, përderisa personat e njëjtë kanë qenë të kompensuar në vitet e më hershme 2016 apo 2017”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit”.
