Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 45 vite me parë, telefonata e parë me celular

45 vite me parë, telefonata e parë me celular

Më 3 prill 1973, në Nju jork, nga një telefon i madh sa një kuti këpucësh, u bë e para telefonatë nga një celular. Protagonist i këtij momenti historik, që 45 vite më parë ndryshoi jetët tona, ishte inxhinieri amerikan Martin Cooper.

Aparati i përdorur ishte një DynaTac ose Dynamic Adaptive Total Area Coverage. Ai peshonte më shumë se 1 kg dhe nuk kishte ekran. Koha e karikimit ishte prej 10 orësh dhe kishte vetëm 35 minuta autonomi operative.

“Ne të ‘Motorola-s’ ia dolëm mbanë, telefonia celulare është një realitet”, këto ishin fjalët e Martin Cooper, në telefonatën e parë pa kabull, që i bëri rivalit të tij direkt, kërkuesit të laboratorëve Bell, Joel Engel. Për ato kohë, DynaTac, ishte një mrekulli teknologjike që i jepte fund rivalitetit mes dy kompanive të nisur që në 1947. Por, vetëm 17 vite pas asaj telefonate të parë, që shpikja mundi të siguronte një hapsirë më të gjerë falë edhe dhënies së frekuencave të para.

Pasuesi i prototipit të Cooper, ishte DynaTac 8000X, i shitur me 3995 dollarë, ekuivalent të 9322 dollarëve të sotëm. Shifra që e bëjnë një iPhone 10 të duket super low cost. Nga vitet ‘80 e më pas, celulari nisi të ngjitet shpejt drejt suksesit dhe iu deshën shtatë vite për të arritur 1 milionë përdorues, ndërkohë që sot shifra është shumë herë më e madhe.

Ndërkohë, Martin Cooper, i diplomuar në 1928, nuk e ka humbur ende dëshirën për t’u marrë me teknologji. Inxhinieri 90 vjeçar, vazhdon të jetë i lidhur me zhvillimet dhe ka një profil të tij në Twitter, MartyMobile.

Exit mobile version