Ballina Lajmet Kosovë 48 pacientë me COVID-19 në Infektivë, 6 të shëruar lirohen sot

48 pacientë me COVID-19 në Infektivë, 6 të shëruar lirohen sot

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.

Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.

Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 35 pacientë janë në gjendje stabile

• 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Exit mobile version