Ballina Arritje Teknologji 5 aplikacione për dërgimin e SMS-ve drejt kontakteve të shumëfishta

5 aplikacione për dërgimin e SMS-ve drejt kontakteve të shumëfishta

Edhe nëse zgjidhni disa kontakte në aplikacionin tuaj SMS, maksimumi i përzgjedhjes është 100 persona në një kohë.

Keni dashur ndonjëherë të dërgoni një tekst të vetëm me SMS tek disa kontakte njëherazi? Mbase keni provuar mënyrën “copy-paste” për secilën prej kontakteve por padyshim keni konsumuar goxha kohë.

Edhe nëse zgjidhni disa kontakte në aplikacionin tuaj SMS, maksimumi i përzgjedhjes është 100 persona në një kohë. Ajo që keni nevojë në këtë rast është fleksibiliteti andaj në këtë artikull do të shohim aplikacionet më të mira për të dërguar SMS drejt audiencave të mëdha.

  1. Multi SMS Sender

Është një aplikacion kompakt që mundëson dërgimin e SMS-ve tek më shumë se 6 mijë kontakte njëherazi. MSS ju jep kontroll të plotë për mënyrën sesi dërgoni mesazhet tuaja me fleksibilitetin për të fshirë ose përditësuar grupet e kontakteve.

Gjithashtu organizon mesazhet sipad atës kur janë dërguar dhe vjen me një funksion personalizimi dhe nënshkrimi për të përshtatur tekstet tuaja.

Shkarko: Multi SMS Sender

  1. Bulk SMS Plans

Është një tjetër zgjidhje që ka një larmi funksionalitetesh. Mund të dërgoni një tekst drejt 5 mijë kontakteve. Një prej pikave të forta të tij është mundësia për të krijuar shembuj SMS që mund të ripërdoren për grupe kontaktesh.

Dërgimi i mesazheve bëhet me një prekje të vetme ndërsa me këtë aplikacion mund të menaxhoni ID-në e dërguesit, shembujt SMS dhe të shikoni historikun e SMS-ve.

Shkarko: Bulk SMS Plans

  1. Group Messaging

Edhe pse ndërfaqja duket mjaft e shëmtuar, nëse po kërkoni një aplikacion për dërgimin e mijëra SMS-ve, Group Messagins bën një punë të shkëlqyer.

Kur krijoni një grup kontaktesh në Group Messaging, aplikacioni dërgon mesazhet përmes aplikacionit parësor të SMS-ve.

Ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe punon mjaft shpejt.

Shkarko: Group Messaging

  1. Bulk SMS Sender (Me Pagesë)

Ky është një aplikacion shumë i dobishëm nëse dërgoni mesazhe tekst drejt kontakteve në një listë Excel. Përdoruesit mund të krijojnë një grup kontaktesh dhe ta ekspertojnë si një dokument Excel por edhe të lexojnë kontakte nga dokumentet Excel apo ngjashëm.

Madje mund të eksportoni listën e kontakteve në Dropbox për përdorim të mëvonshëm. BSS ka një gjurmues SMS ku mund të monitoroni SMS-të në kohë reale nëse kanë shkuar apo kanë dështuar.

Shkarko: Bulk SMS Sender

/PCWorld Albanian

Exit mobile version