Pesë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit që shënjestroi njerëzit që prisnin në një pikë shpërndarjeje ndihmash pranë Korridorit Netzarim në Gaza, transmeton Anadolu.
Trupat e të ndjerëve dhe të plagosurve u dërguan në Spitalin Al-Awda.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 55.900 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzaur për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
