Ballina Lajmet Kosovë 545 raste aktive me koronavirus, më së shumti të infektuar nga Prishtina

545 raste aktive me koronavirus, më së shumti të infektuar nga Prishtina

Aktualisht në vend janë 545 raste aktive me COVID19. E që më së shumti raste janë në Komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 158 raste aktive me COVID-19 janë në Prishtinë, ndërsa 50 raste në Ferizaj, 41 raste në Prizren39 raste në Gjilan dhe dhjetëra raste në komuna të tjera.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 20 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa ka treguar se për një ditë janë dhënë 214 doza të vaksinës antiCOVID19.

E prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.822.924 doza të vaksinës, dhe 820.768 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.313 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Exit mobile version