Ballina Artikuj 6 Mega-ndryshimet që solli Pejgamberi ﷺ

6 Mega-ndryshimet që solli Pejgamberi ﷺ

Hoxhë Halil Avdulli

Thirrja e Pejgamberit ﷺ nuk solli vetëm ndryshime shpirtërore, por një transformim të plotë kulturor, shoqëror dhe civilizues që vazhdon të ndikojë edhe sot.

6 Mega-ndryshimet që arriti Pejgamberi ﷺ

1️⃣ Nga bestytnia në të vërtetën – Njerëzit u nxorën nga errësira e besimeve të kota dhe u udhëzuan drejt dijes dhe kërkimit të së vërtetës, me kulmin e saj në njësimin e Zotit.

2️⃣ Nga adhurimi i idhujve në adhurimin e Zotit Një – Njeriu u çlirua nga robëria e tiranëve, pasioneve dhe nevojave, duke ia kushtuar adhurimin vetëm Krijuesit.

3️⃣ Nga përbuzja në respekt – U thyen barrierat fisnore e klasore, u vendos barazia mes njerëzve dhe u lartësua dinjiteti njerëzor. u ngrit në këmbe për nje arkivol të nje besimi tjeter.

4️⃣ Nga poshtërimi i gruas në nderimin e saj – Gruaja mori të drejta të plota, u barazua në besim dhe shpërblim, dhe u trajtua si bashkëshoqe e burrit në përgjegjësi e dinjitet. Gruaja ishte pjese integrale e çdo angazhimi dhe aktiviteti qe zhvilloi Pejgamberi a.s.

5️⃣ Nga kaosi në rregull – Shoqëria kaloi nga spontaniteti i çrregullt në planifikim, disiplinë dhe organizim, si në adhurime ashtu edhe në jetën shoqërore.

6️⃣ Nga prapambetja në qytetërim – Nga jeta nomade dhe e pazhvilluar, umeti u ngrit në themelimin e një civilizimi të ndërtuar mbi dije, drejtësi dhe vlera morale.

Fjalët din (fe), medine (qytet) dhe medenijet (qytetërim) nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra; ato burojnë nga i njëjti botëkuptim dhe të gjitha lidhen ngushtë me ngjarjen e hixhretit, i cili e shndërroi Jethribin në Medinë dhe Medinën në qendër të qytetërimit islam.

Pyetja thelbësore është ku jemi ne përballë këtyre vlerave dhe çfarë bëjmë secili prej nesh që ato parime të mos mbeten vetëm kujtime.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version