Ballina Lajmet Kosovë 68 persona të vdekur për një vit nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë

68 persona të vdekur për një vit nga sëmundjet ngjitëse në Kosovë

ASK ka publikuar statistikat e Shëndetësisë për vitin që lamë pas.

Në bazë të të njëjtave, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në vitin 2017 ishte 14 mijë e 61 persona, prej tyre 3 mijë e 628 ishin mjekë specialistë, 8 mijë e 989 infermierë dhe 1 mijë e 444 staf jo-mjekësor, shkruan lajmi.net.

Gjatë vitit 2017, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 496 mijë e 394 ditë shërimi, me 79 mijë e 134 pacient të shtrirë, ku 23 mijë e 520 prej tyre janë operuar.Gjithashtu, janë realizuar rreth 397 mijë e 546 vizita diagnostike për pacient si dhe 427 mijë e 897 vizita ambulantore.Edhe ne Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës është realizuar një numër i madh i shërbimeve, gjithësej 348 mijë e 83 të tilla.

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit 2017 ishte 4 mijë e 729 ndërsa numri i rasteve të reja të identifikuara 2 mijë e 902.Numri i të prekurve me sëmundje ngjitëse ishte 164 mijë e 583 persona.Nga ky numër i përgjithshëm, jetë ndërruan 68 persona.Numri i të prekurve me TBC gjatë vitit 2017 ishte 722 persona.ASK po ashtu ka bërë të ditur se numri i institucioneve private shëndetësore të licensuara ka arritur në 1 mijë e 333.

Prej tyre, 26 spitale dhe 1 mijë e 1307 institucione tjera shëndetësore si ambulanca e poliklinika.Nga numri më i madh i institucioneve private shëndetësore të licensuara, më së shumti ka ambulanca stomatologjike, gjithësej 549.

Exit mobile version