Ballina Lajmet Kosovë Katër njohje brenda një viti, Kurti: Sukses i fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar

Katër njohje brenda një viti, Kurti: Sukses i fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kenia, Siria, Sudani dhe Bahamas kanë qenë katër shtete të cilat kanë njohur Pavarësinë e Kosovës në vitin 2025.

Ai ka thënë se hera e fundit kur Kosovën e njohën shtetet tjera ishte para një dekade.

Kurti ka shtuar se njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit të Republikës.

“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Exit mobile version