Në seancën gjyqësore në Hagë ku ish-krerët e UÇK-së do të thonë fjalën përfundimtare do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
Ai po shoqërohet nga ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.
Konjufca ka thënë se Gjykata Speciale po tenton të shtrembërojë historinë duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
“Nuk kishte ndërmarrje kriminale në UÇK, kjo është e vërteta dhe kjo e vërtetë ka me dal në këtë gjykatë. Nuk ka në zemër të UÇK-së ndërmarrje kriminale. UÇK u krijua nga populli”, tha Konjufca në një deklarim për media.
