Dhjetëra mijëra besimtarë falën sot namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht masave të rrepta ushtarake të vendosura nga autoritetet pushtuese izraelite në hyrjet e xhamisë dhe në qendrat hyrëse të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit të pushtuar.
Drejtoria e Vakëfeve Islame në Jerusalem vlerësoi se rreth 70 mijë besimtarë morën pjesë në faljen e namazit në oborret e xhamisë Al-Aksa, edhe pse forcat pushtuese kishin mbyllur disa akse rrugore dhe rrugë kryesore.
Forcat izraelite forcuan kontrollet në hyrjet e xhamisë, verifikuan dokumentet e qytetarëve dhe ndaluan hyrjen e shumë besimtarëve.
Autoritetet pushtuese vazhdojnë të vendosin kufizime të rrepta për hyrjen e besimtarëve në xhaminë Al-Aksa, veçanërisht ditëve të premte.
Po ashtu, mijëra qytetarë nga krahinat e Bregut Perëndimor ndalohen të hyjnë në Jerusalem për të falur namazin, pasi u kërkohen leje të posaçme për të kaluar pikat ushtarake që rrethojnë qytetin e shenjtë.
Që nga fillimi i ofensivës izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, në tetor 2023, masat e sigurisë janë ashpërsuar ndjeshëm në hyrjet e xhamisë Al-Aksa dhe të Qytetit të Vjetër. /mesazhi
