Ballina Lajmet Kosovë 70 milionë euro për pensione të veteranëve për 11 muaj

70 milionë euro për pensione të veteranëve për 11 muaj

Rreth 70 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti shtetëror nga janari i këtij viti deri në nëntor për t’i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve.

Të dhënat zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) tregojnë se numri i veteranëve ka shënuar rritje sërish.Zvarritja e procedurave me ngritjen e aktakuzave për veteranët mashtrues po u konvenon mijëra qytetarëve tjerë që të përfitojnë benificione në emër të shtetit.Hiç më pak se 70 milionë euro janë shpenzuar nga janari e deri në nëntor të këtij viti për t’i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve.Gazeta “Zëri” ka siguruar të dhënat e detajuara për numrin e përfituesve të këtij pensioni nga janari deri në nëntor bashkë me shumën e shpenzuar nga buxheti për këtë kategori.

Duke iu referuar këtyre statistikave, në janar të këtij viti në listën e pensioneve kanë qenë 36 mijë e 794 veteranë, për të cilët janë shpenzuar 6 milionë e 297 mijë e 760 euro, në muajin shkurt 36 mijë e 989 veteranë, derisa shuma e pagesave pasqyrohet të ketë qenë 6 milionë e 261 mijë e 755 euro.Numri i veteranëve ka shënuar rritje edhe gjatë muajit mars, ku si përfitues janë regjistruar 37 mijë e 44 veteranë, pagesa e të cilëve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë e 234 mijë e 954 euro.

Rritje e njëjtë ka ndodhur edhe gjatë muajit prill, me 37 mijë e 395 veteranë, të cilët i kanë marrë nga buxheti jo më pak se 6 milionë e 344 mijë e 129 euro.

Exit mobile version