Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish drejtori i Financave i BKS-së, ka tejkaluar vlerën e 1 milion eurove.
Në një konferencë për media pas aksionit ku cak ishin 47 persona, Kryeziu ka treguar se Sami Mazreku e Valon Berisha Berisha kanë keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, duke ua mundësuar personave të ndryshëm dhe përmes tyre edhe vetvetes transaksionet.
Në këtë aksion janë sekuestruar 23 mijë e 700 euro para kesh, aksesorë të ndryshme, armë, pajisje elektronike, ndërsa janë bllokuar 1 milion e 300 mijë e 886 mijë euro.“
Sa i përket sekuestrimeve kemi sekuestruar të holla kesh 23 mijë e 700 euro, aksesorë orë të ndryshme armë, pajisje elektoronike, gjithashtu kemi pasur bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare të bllokojmë të hollat në vlerë 1 milion e 300 mijë 886 euro , kjo është bilanci kemi qenë në terren tetë prokuror kemi pasur rreth 400 zyrtarë policore”, tregoi ai.
