Ballina Lajmet Kosovë Tre kosovarë të kërkuar ndërkombëtarisht kapen në Morinë

Tre kosovarë të kërkuar ndërkombëtarisht kapen në Morinë

Tre shtetas të Kosovës, të kërkuar ndërkombëtarisht janë kapur në Morinë.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, M.G, 65-vjeçar dyshohet se ka kryer veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”, dhe nga dënim i kanë mbetur për të kryer 18 muaj, pasi i njëjti u dënua nga shteti gjerman me 4 vjet e një muaj burgim.

Nga ana tjetër, Xh. S., 47 vjeç, akuzohet për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, dhe pritet ekstradimi i tij në Kuvajt.

Derisa R.P, 36-vjeçar nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë i policisë shqiptare:

Kapen nga Policia Kufitare e Morinës, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar/kombëtar.
Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Exit mobile version