Ballina Lajmet Kosovë KIZ raporton për 77 raste të votimit me asistencë

KIZ raporton për 77 raste të votimit me asistencë

Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, është duke vazhduar procesin e monitorimit të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas të dhënave të gjertanishme nga monitoruesit e Koalicionit, deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në Komunën e Drenasit është 8%.

Duhet theksuar se krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve trendi i daljes së qytetarëve në votime është dukshëm më i vogël.

Albulena Nrecaj, nga KIZ, tha se ka pasur disa parregullsi që nuk kanë ndikuar në procesin zgjedhor.

“Parregullsi kemi gjetur në 77 raste, ka pasur votime me asistencë. Është evidentuar fotografim i votës në dy raste. Parregullsi ka qenë dhe një votim i dyshimtë në Nekovc ku një person është lejuar të votoj edhe pse në gishtërinjtë e tij është vërejtur prezenca e ‘sprejit’. Mungesa e formularit për ankese dhe tentim për votim të shumëfishtë është raportuar në tri raste. Procesi vazhdon të jetë i qetë dhe s’ka parregullsi që pengon procesin. Trendi i daljes në votime është tejet i vogël”, tha Nrecaj.

Exit mobile version