Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 9 vende të BE-së kërkojnë nga Komisioni Evropian të shqyrtojë lidhjet tregtare...

9 vende të BE-së kërkojnë nga Komisioni Evropian të shqyrtojë lidhjet tregtare me vendbanimet izraelite të paligjshme

Maxime Prevot

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prevot, ka bërë të ditur se nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vlerësojë se si tregtia e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me vendbanimet izraelite të paligjshme në territoret palestineze të pushtuara mund të përshtatet me të drejtën ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Prevot tha se kërkesa vjen pas opinionit këshillimor të fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila theksoi se vendet e treta duhet të përmbahen nga veprimtaritë tregtare ose investuese që mbështesin vendbanimet e paligjshme.

“Belgjika, së bashku me tetë vende të tjera anëtare të BE-së, Finlandën, Irlandën, Luksemburgun, Poloninë, Portugalinë, Slloveninë, Spanjën dhe Suedinë, i kërkon Komisionit Evropian të shqyrtojë se si tregtia e mallrave dhe shërbimeve të lidhura me vendbanimet e paligjshme në Territorin Palestinez të Pushtuar mund të sillet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shkroi ai.

Shefi i diplomacisë belge theksoi se “respektimi i së drejtës ndërkombëtare është një përgjegjësi e përbashkët” dhe se “në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, qartësia juridike duhet të udhëheqë zgjedhjet politike”.

“Qasja e bashkuar evropiane mund të ndihmojë që politikat tona të pasqyrojnë vlerat tona”, shtoi ai.

Exit mobile version