Rreth 950 minatorë që po punonin në një minierë ari kanë ngecur nën tokë në Afrikën e Jugut, si pasojë e problemeve me energji elektrike.
Kompania minerare Sibanye-Stillwater tha se një ndërprerje masive e energjisë kishte bërë të pamundur që ashensorët ti nxirrnin në sipërfaqe të tokës minatorët e qytetit Welkom.
“Ne i dërguam ekipet e shpëtimit poshtë, dhe po përpiqemi t’i nxjerrim nga atje sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zëdhënës i minierës Sibanye-Stillwater.
‘Të gjithë punonjësit janë mirë dhe po furnizohen ushqim dhe ujë, “shtoi zëdhënësi.
Rreth 65 vetë u shpëtuan gjatë ditës, ndërsa 950 kanë mbetur të bllokuar nën tokë.
Miniera e Beatrix është në provincën Free State, 180 milje në jugperëndim të Johanesburgut.
