Ballina Lajmet Kosovë Gjinekologu mund dënohet deri në 8 vjet burgim, s’mori pëlqimin me shkrim...

Gjinekologu mund dënohet deri në 8 vjet burgim, s’mori pëlqimin me shkrim për abortin e 18 vjeçares

Pos që nuk kishte licencë dhe kushte për abortim, gjinekologu Fehmi Ahmeti, s’kishte marrë me shkrim pajtimin e 18 vjeçares për t’ia hequr fëmijën. Për këtë arsye, Prokuroria po e ndjek gjinekologun, i cili u përfshi në skandalin e vajzës nga Drenasi. Ndaj tij, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Më 15 janar të vitit të kaluar, A. G nga Drenasi kishte marrë rrugë për në ordinancën private “Kestrina”, në pronësi të Fehmi Ahmetit. 18 vjeçarja i ishte drejtuar ordinancës së Ahmetit për të ndërprerë shtatzëninë.

Po, atë ditë ajo e kishte kryer abortin në ordinancën e gjinekologut, por pa pëlqim me shkrim.

Për këtë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak nën dyshimin  se ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë pa pëlqimin e shtatzënës, sipas Nenit 183 të Kodit Penal dhe në kundërshtim me Ligjin për ndërprerjen e shtatzanisë.

Për këtë vepër, Ahmeti mund të dënohet në 8 vjet burg.

“Kushdo që e ndërprenë ose fillon ta ndërpresë shtatzëninë pa pëlqimin e gruas shtatzënë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet”, thuhet në paragrafin 2 të këtij Neni.  /gazetaexpress/

Exit mobile version