Ballina Artikuj A dimë të festojmë në mënyrë njerëzore.!?

A dimë të festojmë në mënyrë njerëzore.!?

Hoxhë Vladimir Kera

Nëse për çdo gjë shkencore ka një matës që e krahason saktësinë e vetë shkencës, me të drejtë do të lindë pyetja, po për ngjarjet shoqërore kush është matësi që vlerëson ngjarjet?
Matësi në këtë rast duket që është vetë njeriu, pra sa ai bëhet më njerëzor apo sa ai nëpërmjet ngjarjeve shkon më larg njerzores.
Ajo që e bën njeriun njerëzor është fakti se ai kur vepron i parashtron dy pyetje para vetes së tij. E para, arsyeja se pse e bën një veprim dhe e dyta, mënyra se si e kryen atë.
Kështu që, sa më të arsyeshme në sferën e kuptimit dhe domethënies të jenë sjelljet, e sa më në mënyrë etike dhe estetike të bëhen veprimet, tregojnë ekzaktësisht për një njeri të civilizuar ose jo.
Studiuesit vështrojnë specifikisht festat, sepse ato janë një nga treguesit real të shkallës së zhvillimit të shoqërisë njerëzore . Për të festuar në një mënyrë njerëzore duhet të pyesim së pari se çfarë domethënie dhe kuptimi kanë festat. Se dyti, mënyra se si e vendosim të festojmë, pra etika që kemi dhe kultura që tregojmë.
Nese të festat nuk mbartin ndonjë kuptim, dhe mënyra e të festuarit na dërgon në shthurje e degradim domosdoshmërish kemi nevojë për reflektim.
Këtu nuk do japim me hollësi rezultate sepse nuk është ky qëllimi, por të shtrojmë një pyetje. Si njerëz, a dimë të festojmë në mënyrë njerëzore?

Nga: Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version