Kush po përpiqet të shkaktojë luftë mes Indisë dhe Pakistanit?
1- Pasi Lufta Tregtare SHBA-Kinë është ende në vazhdim, Zëvendëspresidenti i SHBA James David (JD) Vance vizitoi Indinë. Gjatë kësaj vizite, India dhe Pakistani arritën në prag të luftës.
2- India, e cila është partnerja strategjike e Izraelit në çdo fushë dhe është bërë selia e luftës me Islamin, nisi një agresion pas vrasjes së 29 turistëve hindu, duke shpallur një sulm që mund të konsiderohet si shpallje e luftës ndaj Pakistanit.
3- Nuk dihet kush e bëri këtë sulm në Kashmir. Disa thonë se mund të jetë bërë nga shërbimi i inteligjencës indiane ose madje nga Mossad. Pakistani akuzon shërbimin e inteligjencës indiane. Kushdo që ka qenë, ata duket se e kishin planifikuar këtë për të tërhequr dy vendet në luftë.
4- Menjëherë pas incidentit, India anuloi marrëveshjen për ujërat e lumit Indus me Pakistanin. Dy ditë më vonë, India mbylli pikat e kalimit kufitar dhe nderpreu marrdheniet diplomatike me Pakistanin.
5- India ndaloi furnizimin me ujë për Pakistanin. Nga ana e tij Pakistani deklaroi se këtë do ta konsideronte si shpallje për luftë. Si kundërpërgjigje, Pakistan pezulloi marrëveshjen e armëpushimit të Shimla-s të vitit 1972 me Indinë. Të dyja vendet thirrën qytetarët e tyre dhe dëbuan misionet diplomatike nga vendet e tyre.
6- Ushtritë e dy vendeve me armë bërthamore janë në gatishmëri. Ndërkohë, Bangladeshi ka filluar të dërgojë trupa në kufirin me Indinë. Aktualisht, avionët luftarakë indianë po fluturojnë në kufirin e Pakistanit. Disa burime pretendojnë se lufta mund të shpërthejë brenda 72 orëve.
7- Ndërkohe qe Izraeli është përfshirë në një përplasje me Turqinë në Siri. Lidhjet ushtarake midis Turqisë, Pakistanit dhe Indonezisë po rriten, ndërsa Turqia shpall investime të përbashkëta ne fushen e mbrojtjes me Pakistanin, është e qartë se situata e tensionuar mes Indisë dhe Pakistanit nuk është vetëm mes këtyre dy shteteve.
8- SHBA është me Indinë, Kina është me Pakistanin. Diçka duket se po planifikohet në një brez që shtrihet nga Lindja e Mesme deri në Azinë Jugore, dhe kjo përfshin edhe Azinë Qendrore. Duket sikur po planifikohet diçka që përfshin të gjitha vendet ku Turqia ka ndikim.
9- Izraeli është në qendër të këtij plani. SHBA dhe Izraeli, nepermjet armës indiane, po dërgojnë mesazhe për Kinën dhe Turqinë.
10- Tani, të gjithë janë të gatshëm, gjithçka mund të ndodhë në çdo moment. Dhe kjo mund të shtrihet deri në Izrael dhe Turqi, prandaj duhet të jemi të përgatitur që tani.
Azem Kovaçi
