Ballina Lajmet Rajon dhe Botë A mund ta bëjë ky njeri atë që pretendon media amerikane?

A mund ta bëjë ky njeri atë që pretendon media amerikane?

Nuk është aspak çudi nëse Emiratet vendosin të hyjnë në luftë

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten më tej pas sulmeve iraniane, ndërsa po flitet gjithnjë e më shumë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndërkombëtare për të siguruar rrugët kryesore detare.

Fokusi është në Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, mbyllja e së cilës do të kishte pasoja serioze për ekonominë globale.

Emiratet e Bashkuara Arabe po përgatiten të mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë në një operacion të mundshëm ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit, shkruan The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë arabë.

Sipas të njëjtave burime, Emiratet e Bashkuara Arabe po lobojnë në mënyrë aktive për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të autorizonte një veprim të tillë.

Diplomatët emiratas u kanë bërë thirrje SHBA-së dhe fuqive ushtarake nga Evropa dhe Azia të formojnë një koalicion të gatshëm për të ndërhyrë për të siguruar lirinë e lundrimit nëpër ngushticë.

Nëse do të ndodhte ndërhyrja ushtarake, Emiratet mund të bëheshin shteti i parë i Gjirit Persik i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt pas sulmeve të fundit iraniane.

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se qëndrimi aktual i Teheranit tregon se elitat iraniane besojnë se po luftojnë për mbijetesën e tyre dhe, tha ai, janë të gatshme të rrezikojnë destabilizimin e ekonomisë globale.

Dhe nëse Emiratet e marrin këtë inisiativë, gjykuar nga raporti i këtij shteti arab me shumë dritëhije me shtetin hebre, nuk do ishte çudi. Emiratet i kanë pothuajse inekzistente kauzat islame, të cilat gjithsesi po riaktvizohen te shumë shtete arabe këto kohë sprovash të rënda për to, ku SHBA dhe Izraeli po tentojnë t’i fusin në kurthin e një lufte vetëshkatërruese me format më të poshtërruese të mundshme. /tesheshi

Exit mobile version