Ballina Jeta Fitnes A mund të humbni peshë duke ecur?

A mund të humbni peshë duke ecur?

Ecja Ecja është ndër gjërat e para që mësojmë në jetë. Është e pamundur për të llogaritur numrin e hapave që kemi bërë gjatë jetës sonë. Çdo minutë ecje mund të zgjas jetën nga 1.5 deri ne 2 minuta. Këtë e dëshmojnë shumë studime të cilat tregojnë se personat që ecin rregullisht jetojnë më gjatë, peshojnë më pak, kanë shtypje normale të gjakut, dhe shijojnë në përgjithësi një jetë më të shëndetshme dhe më kualitative së personat që ecin shumë pak.

Sa kalori mund të digjni duke ecur?
Kjo përcaktohet nga pesha dhe ritmi juaj. Nëse një person ecën katër milje në orë, e cila është një normë normale ecje, do të djeg rreth 400 kalori.
Duke ecur tre milje do të digjni 300 kalori në ditë.
Një gjë që mund t’ua bëj më të lehtë llogaritjen është një matësi i hapave.
Ja një formulë e thjeshtë për të kuptuar më shumë për djegiën e kalorive gjatë ecjes:
1 milje = 2000 hapa dhe ju digjni 100 kalori
1 kg = 3,500 kalori

Për të humbur 1 kile në javë duhet të ecni 10.000 hapa më shumë

Ja edhe disa këshilla se si të shtoni 10,000 hapa të rinjë në ecjen tuaj

Në shëtitore ose kur dilni për të blerë në market, parkoni veturën më larg se zakonisht dhe ecni në këmbë
Zbritni nga autobusi një stacion më larg
Ecni shkallëve, mos e shfrytëzoni ashensorit
Ecni me kokën lartë
Fokusin mbajeni 10 metra përpara
Bëni hapa të mëdhenjë.

Exit mobile version