Ballina Lajmet Kosovë AAK ndryshon emrin e partisë

AAK ndryshon emrin e partisë

Partia, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndërruar emrin.

Kjo parti tani emrin do ta ketë “Aleanca”.

Vendimi është marrë të dielën në Kuvendin e X-të zgjedhor, ku kryetar i ri u zgjodh Ardian Gjini.

Derisa kryetari i deritanishëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj u zgjodh kryetar nderi.

“Në vijim, delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, përfshirë ndryshimin e emrit të partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “Aleanca”, zgjedhjen e Kryetarit të Nderit, z. Ramush Haradinaj, si dhe Këshillin e Nderit”, thuhet nga kjo parti.

Exit mobile version