Ballina Lajmet Kosovë Abbott uron Osmanin si gruan e parë në krye të Kuvendit, e...

Abbott uron Osmanin si gruan e parë në krye të Kuvendit, e quan moment historik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Abbotti ka theksuar faktin se ajo është gruaja e parë që mban këtë post në Kuvendin e Kosovës.

“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës, një rol kryesor në shtetin e Kosovës dhe demokracinë e saj. Vjosa është kryetarja e parë grua në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri: I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, shkruan Abbott.

Exit mobile version