Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ABC News gënjen publikun me video të rreme të Turqisë në Siri,...

ABC News gënjen publikun me video të rreme të Turqisë në Siri, reagon Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ndaj kanalit televiziv amerikan ABC i cili videon me shpërthime të fuqishme të regjistruara gjatë një prezantimi armësh e ka servirur sikur këto pamje janë regjistruar gjatë operacionit “Burimi i Paqes”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka postuar videon e servirur nga kanali amerikan i lajmeve ABC me shënimin “Lajm i rremë”.

Për videon në fjalë të kanalit ABC, Trump ka reaguar edhe një ditë më parë duke e cilësuar ngjarjen si një “skandal”.

– Pamjet i paraqitën si “Kërdi në Siri”

Ndryshe, ABC videon e publikoi me titullin “Kërdi në Siri”, duke shkruar se “Ushtria turke bombardon civilët kurdë në një qytezë kufitare në Siri”.

Në fakt, videoja e publikuar në lajmin e kanalit amerikan i përket një prezantimi armësh në SHBA në vitin 2017. Siç u kuptua, para shpërndarjes së videos në edicionin e lajmeve, kanali televiziv ka hequr përmes montazhit njerëzit që kanë filmuar shpërthimet.

ABC në një deklaratë pas zbulimit të ngjarjes lidhur me pamjet e publikuara sikur kishin ndodhur në kufirin me Sirinë tha se “i kanë hequr nga publikimi pamjet pasi u zbuluan dyshime lidhur me vërtetësinë e tyre” dhe se “ishin të penduar për gabimin”.

Exit mobile version