Ballina Lajmet Kosovë Abdixhiku: Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit

Abdixhiku: Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar që sot të ketë në proces të qetë e të mbarë.

Ai ka thënë se sot është dita kur vendimmarrja i kthehet qytetarit, duke uruar që sic ka thënë ai, qytetarët të zgjedhin për zhvillim e stabilitet.

“Uroj gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë në të cilën vendimmarrja i kthehet qytetarit, është ditë e mirë e mbarë. Shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës në këtë ditë të rëndësishme që përcakton fatin e katër viteve të ardhshme të tyre, të zgjedhin për zhvillim, stabilitet për të ardhme euroatlantike e të largohen nga zymtësia e përçarja që na ka shoqëruar në këto vite”, ka thënë Abdixhiku pas votimit.

Exit mobile version