Presidenti palestinez Mahmud Abbas zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit), Antony Blinken.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve “Wafa”, Abbas gjatë bisedës i tha Blinken se administrata e tij është në proces të marrjes së masave kundër Izraelit, i cili nuk i përmbahet rezolutave ndërkombëtare.
Duke theksuar se nuk është e mundur të heshtësh ndaj asaj që po ndodh në vend për momentin, Abbas tha se Izraeli vazhdon qëndrimin e tij të njëanshëm, veçanërisht në Jerusalem, dhe se kolonët hebrenj sulmojnë Kompleksin Al-Aksa.
Mahmud Abbas gjatë bisedës gjithashtu tha se Organizata për Çlirimin e Palestinës duhet të hiqet nga lista amerikane e terrorizmit dhe të rihapet Konsullata Amerikane në Jerusalemin Lindor.
Blinken vuri në dukje se administrata e Presidentit Joe Biden mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete, përfshirë ndalimin e zgjerimit të vendbanimeve hebraike, ruajtjen e ‘status quo’-së dhe parandalimin e dëbimit të palestinezëve nga lagjet e Jerusalemit.
Duke thënë se Konsullata e SHBA-së në Jerusalem do të rihapet, Blinken tha se një delegacion i nivelit të lartë do të diskutojë të gjitha këto çështje përpara vizitës së Bidenit në rajon.
Blinken gjithashtu tha se është i mendimit që vrasja e gazetares Shirin Abu Aqila, e cila ishte objektivi i plumbave të ushtarëve izraelitë ndërsa ishte në detyrë muajin e kaluar, duhet të hetohet.
Administrata e ish-Presidentit amerikan Donald Trump mbylli konsullatën amerikane në Jerusalemin Lindor në vitin 2019.
Planifikohet që Presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Izraelin dhe Palestinën në fund të muajit. /trt