Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Administrata e re siriane emëron ministër të Mbrojtjes Murhaf Abu Qasra-n

Administrata e re siriane emëron ministër të Mbrojtjes Murhaf Abu Qasra-n

Murhaf Abu Qasra

Administrata e re e Sirisë emëroi sot Murhaf Abu Qasra-n si ministër të Mbrojtjes, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se Abu Qasra u emërua ministër i Mbrojtjes në qeverinë e re të përkohshme.

Emërimi është pjesë e përpjekjeve për të ristrukturuar institucionet shtetërore të Sirisë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit më 8 dhjetor.

Asadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, që kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Exit mobile version