Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka realizuar 73 vizita të jashtme në 50 vende, përfshirë 22 udhëtime ku shoqëroi presidentin Recep Tayyip Erdogan, nga fillimi i vitit 2025 deri më 22 dhjetor, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme, Fidan mori pjesë gjithashtu në gjithsej 31 takime shumëpalëshe jashtë vendit, dhjetë prej të cilave së bashku me presidentin Erdogan.
Gjatë të njëjtës periudhë, Fidan priti në Turqi ministrat e jashtëm të 23 vendeve në kuadër të vizitave dypalëshe.
Përveç kësaj, në vitin 2025, ministri priti homologë nga 49 vende me rastin e Forumit të 4-t të Diplomacisë në Antalya që u zhvillua në Turqi, si dhe nga shtatë vende për takimin e Grupit të Kontaktit për Gazën të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe, dhe nga 26 vende për Takimin Joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Ai gjithashtu priti homologë nga 39 vende për Sesionin e 51-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-së, nga katër vende për Platformën e Paqes në Ballkan dhe nga katër vende për Takimin Ministror për Gazën.
Në vitin 2025, Fidan zhvilloi 240 takime dypalëshe me ministra të jashtëm nga 89 vende, si në vend ashtu edhe jashtë tij.
