Ballina Arritje Teknologji Adobe Express vjen si një aplikacion mobil

Adobe Express vjen si një aplikacion mobil

Njëlloj si Canva dhe Microsoft Designer, Express për desktop ju jep mundësi përdoruesve të krijojnë çdo gjë, nga fletushka tek CV-të, videot dhe veshje brend në një vend të vetëm dhe falas.

Përdorimi i rrjeteve sociale ka shtuar nevojën për përmbajtje me metrazh të shkurtër për brendet dhe krijuesit individualë. Për të plotësuar këto nevoja, Adobe lançoi Adobe Express, mjetin e AI gjeneruese fuqizuar nga Firefly në ueb në Gusht të 2023.

Njëlloj si Canva dhe Microsoft Designer, Express për desktop ju jep mundësi përdoruesve të krijojnë çdo gjë, nga fletushka tek CV-të, videot dhe veshje brend në një vend të vetëm dhe falas.

Ditën e Enjte Adobe njoftoi se Adobe Express po vjen edhe si një aplikacion mobil pasi u lançua muajin e kaluar për një numër të kufizuar përdoruesish. Aplikacioni është falas për tu shkarkuar nga të gjithë.

Aplikacioni Express përdor funksionalitetet e disponueshme në Firefly si Generative fill dhe Text to Image. Dizajnerët mund ta përdorin për të krijuar logo, kakrta biznesi, edituar foto apo përmbajtje të ndryshme për median sociale.

Përdoruesit e rinj mund të regjistrohen për një llogari Express në këtë lidhje.

Exit mobile version