Një aeroplan luftarak rus Su-30 u rrëzua të premten në Gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
“Ekipazhi i avionit shpëtoi dhe u evakuua nga një skuadër e kërkimi-shpëtimit në tokë. Nuk ka rrezik për jetën e pilotëve”, tha ministria në një deklaratë.
Ministria shtoi se avioni u rrëzua rreth orës 11:00 sipas kohës së Moskës gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor, duke theksuar se aeroplani nuk po transportonte armë.
Fillimisht këtë javë, Rusia njoftoi se një aeroplan transportues ushtarak An-26 u rrëzua mbi Gadishullin e Krimesë gjatë një fluturimi të planifikuar, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave.
Ministria saktësoi se në bord ndodheshin 23 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.
