Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aeroporti i Maltës evakuohet pas shpërthimit të një zjarri

Aeroporti i Maltës evakuohet pas shpërthimit të një zjarri

Aeroporti i Maltës u evakua sot pas shpërthimit të një zjarri në sallën e mbërritjes së pasagjerëve.

”Shërbimet zjarrfikëse u dislokuan menjëherë për të marrë situatën nën kontroll, ndërkohë që aktiviteti i aeroportit u pezullua”, njoftoi Malta International Airport.

“Pasagjerët duhet të kontrollojnë orarin e fluturimeve para se të vijnë në aeroport”, shtoi Malta International Airport. Nuk ka asnjë të plagosur mes pasagjerëve.

Exit mobile version