Ballina Lajmet Kosovë Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit...

Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekordit të vitit 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar sërish Zgjedhjet Parlamentare, pas atyre të 9 shkurtit të këtij viti, ku nuk u arrit krijimi i qeverisë, ndonëse u votua kryeparlamentari.

VV po shkon drejt një momenti historik si parti, duke vendosur një rekord të ri në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Albin Kurtit, kur janë numëruar 99,26 për qind sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ka marrë plotë 429,979 vota, përkthyer në përqindje 49.30.

Kjo i bie që Vetëvendosje do ta thyej rekordin e saj të vendosur më 14 shkurt të vitit 2021, ku kishte marrë 438,335 vota.

Në rezultatin e 28 dhjetorit ende nuk janë përfshirë votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë, që do ta bëjnë dallimin e madh.

Andaj, në këto rrethana, Vetëvendosje me partnerët në koalicion mund ta krijojnë qeverinë, duke përfshirë edhe komunitetet.

Exit mobile version