Ballina Lajmet Kosovë Erdogan uron Kosovën, presidentën Osmani e fton në Forumin Diplomatik të Antalyas

Erdogan uron Kosovën, presidentën Osmani e fton në Forumin Diplomatik të Antalyas

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Erdogan shpreh kënaqësinë për arritjet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Turqia, si një nga vendet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, shkruan IndeksOnline.

Ai nënvizon se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë të ndërtuara mbi lidhje të forta historike, njerëzore dhe kulturore, si dhe mbi respektin dhe besimin e ndërsjellë. Sipas tij, bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Në fund të letrës, Erdogan ka shprehur dëshirën për pjesëmarrjen e presidentes Osmani në “Antalya Diplomacy Forum”, që do të mbahet më 17–19 prill, si dhe ka përcjellë urimet më të sinqerta për shëndetin dhe mirëqenien e saj, si dhe për prosperitetin e popullit të Kosovës.

Exit mobile version