Ballina Lajmet Afganistan, pretendohet se në sulmin e NATO-s ka civilë të vrarë

Afganistan, pretendohet se në sulmin e NATO-s ka civilë të vrarë

Pretendohet se forcat e NATO-s kanë vrarë civilë në sulmin ajror të kryer në qarkun Çardere të provincës Kunduz në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Provincial të Kunduzit Hush Ahmad Nasratyar pretendon se dje në orët e mbrëmjes avionët e NATO-s kanë bombarduar qarkun Çardere.

Duke shprehur se në sulm kanë humbur jetën 14 civilë, Nasraty thotë se në mesin e të vdekurve ka edhe 3 fëmijë.

Ndërsa zëdhënësi i Njësive Komando në Kunduz, Xhavid Selim tha se në operacionin në fjalë janë vrarë rreth 50 pjesëtarë të talebanëve.

NATO ende nuk ka dhënë deklaratë për rastin në fjalë.

Exit mobile version