Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet e militantëve talebanë ndaj stacioneve policore-ushtarake në provincat Herat dhe Kunduz të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Herat-it, Ceylani Farhad në një deklaratë për AA tha se si pasojë e sulmit të militantëve ndaj një stacioni policor ushtarak në fshatin Aziz Abad pranë qarkut Zavul të qytetit Herat kanë humbur jetën 17 ushtarë.
Ai tha se si pasojë e sulmit një ushtar është plagosur. Farhad thotë se në përleshjet pas sulmit janë vrarë 8 pjesëtarë të organizatës ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.
Guvernatori i qarkut Kale-i Zal të Kunduz-it, Amanuddin Kureyshi tha se në sulmet e njëkohshme të militantëve të organizatës ndaj 4 stacioneve policore ushtarake në Kale-i Zal kanë humbur jetën 25 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.
Kureyshi bëri të ditur se në përleshjet pas sulmit kanë humbur jetën 8 militantë ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.
– Vendimi për armëpushim
Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani ka shpallur armëpushim një javor, ndërsa edhe organzata e talebanëve njoftoi vendimin për armëpushim 3 ditor me rastin e afrimit të Bajramit të Madh.