Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Afganistan, tetë të vdekur nga orteku

Afganistan, tetë të vdekur nga orteku

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një ortek në zonën Badahshane në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit, Vahidukkah Mayar, bëri të ditur se orteku është shkaktuar si pasojë e rreshjeve disa ditore të borës.

Ai konfirmoi se tetë veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Zyra e guverantorit në Badahshan njoftoi se për shkak të rreshjeve të borës është bllokuar rruga në drejtim të 12 zonave në këtë rajon.

Exit mobile version