Ballina Kuriozitete Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pas miliona vitesh Afrika do të ndahet në dysh nga një oqean i ri. Sipas analizave të realizuara, kontinenti do të ndahet pikërisht në pjesën e të çarës prej 35 km që shtrihet në shkretëtirën e Etiopisë.

Autorët e studimit thonë se kjo është pika e vetme në Tokë ku ky proces i shkëputjes ka nisur prej miliona vitesh dhe vrojtohen në mënyrë të qartë luhatjet e disa pjesëve, e që në fakt janë një taban oqeanik, por ende pa ujë. Kjo zonë e planetit është mjaft aktive dhe shpejtësia e largimit të masave kontinentale është e lartë, çka është arritur të regjistrohet nga shumë ekipe shkencore.

Oqeani i ri do të lindë në pikën e takimit mes pllakave kontinentale që po largohen prej tyre. Pllaka arabe, që pak a shumë përkon me Gadishullin Arabik, pllaka nubiane që është edhe më e madhja dhe perëndimorja e asaj afrikane, dhe së fundi pllaka tektonike somaleze, që përfshin Somalinë, Etiopinë, Kenian, Tanzaninë dhe Madagaskarin. Aty ku të gjitha këto takohen është krijuar depresioni Afar, pika më e ulët e gjithë kontinentit, që regjistron 155 m nën nivelin e detit, e që është pikë e një zinxhiri vullkanik ndër më aktivët në botë.

Këto procese gjeologjike janë baza e lindjes së një oqeani të ri, që padyshim ka edhe pasoja mbi formimin e pjesës së sipërfaqes së planetit Tokë, që vijon të jetë në evoluim të vazhdueshëm.

Exit mobile version