Ballina Lajmet Afrin, bien dëshmorë dy ushtarë turq nga një mjet shpërthyes

Afrin, bien dëshmorë dy ushtarë turq nga një mjet shpërthyes

Të paktën dy ushtarë turq ranë dëshmorë në shpërthimin e djeshëm në qytetin veriperëndimor sirian të Afrinit, i cili së fundmi u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane nga 20 janari filluan operacionin për të neutralizuar terroristët e YPG/PKK dhe DEASH në zonën kufitare siriane.

Në rajonin e çliruar të Afrinit në vijim është largimi i mjeteve shpërthyese dhe minave që kanë vendosur terroristët në vendbanimet dhe në qendrën e qytetit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke sot në mëngjes njoftoi se gjatë aktiviteteve të djeshme në zbulimin e mjeteve shpërthyese, ka ndodhur një shpërthim ku jetën e kanë humbur dy ushtarë turq.

Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version