Ballina Lajmet Afrin, TSK dhe ULS çlirojnë edhe 5 fshatra tjerë

Afrin, TSK dhe ULS çlirojnë edhe 5 fshatra tjerë

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga YPG/PKK-DEASH edhe 5 fshatra të tjera në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Kara Tepe dhe Kastel Keçik pranë qytezës Sheran në verilindje të Afrinit, fshatrat Halidije dhe Xhulbul pranë qendrës së qarkut të Afrinit dhe fshatin Kane Kauer pranë qytezës Xhinderes.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 176 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 140 fshatra si dhe 31 pika strategjike në Afrin.

YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i kishte transportuar në qendrën e qarkut që t’i përdorë si mburojë e gjallë.

Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al Asadit dhe opozitarëve ushtarakë. Mbajtja e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version