Ballina Lajmet Kosovë Afro 100 mijë persona në Kosovë kërkojnë punë

Afro 100 mijë persona në Kosovë kërkojnë punë

Sipas statistikave të publikuar nga ASK, në Kosovë janë të regjistruar afro 100 mijë punëkërkues.

Këto statistika janë nga qershori i vitit 2018. Në atë kohë ishin 96 mijë e 709 persona ishin të regjistruar për të kërkuar punë.

Qyteti me më së shumti punëkërkues është Prizreni. Në këtë qytet, ishin të regjistruar 8 mijë e 726 persona.

Në bazë të gjinisë, ka më shumë meshkuj punëkërkues. Sipas ‘ASK’ 53 mijë e 350 persona kanë qenë të regjistruar në vitin 2018. Ndërsa 43 mijë e 359 kanë qenë femra.

Në dhjetor të 2017-ës, numri i punëkërkuesve ishte më i ulët.  Në fund të atij viti ishin regjistruar 93 mijë e 866 persona që kërkonin punë.

Exit mobile version