Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Agjencia e OKB-së: 75 për qind e banorëve të Gazës të zhvendosur...

Agjencia e OKB-së: 75 për qind e banorëve të Gazës të zhvendosur me forcë

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestineze (UNRWA) ka bërë të ditur se 75 për qind e palestinezëve në Rripin e Gazës janë zhvendosur me forcë, transmeton Anadolu.

Njoftimi i UNRWA-së erdhi në mes të ofensivës brutale të Izraelit në enklavën palestineze që nga 7 tetori i vitit të kaluar, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në territorin palestinez.

“75 për qind e popullsisë së Gazës janë përballur me zhvendosje të detyruar, shumë prej tyre katër ose pesë herë. Mijëra familje palestineze nuk kanë ku të shkojnë. Operacionet ushtarake dhe bombardimet përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm, ndërtesat janë kthyer në rrënoja. Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza”, tha UNRWA.

Të paktën 35.700 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe rreth 80 mijë të tjerë janë plagosur që nga tetori i kaluar pas sulmit ndërkufitar të Hamasit.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Rripin e Gazës.

Exit mobile version